Askush nuk dëshiron të kalojë fundjavën e çmuar të pastrimit të shtëpisë nga fillimi deri në fund. Pra, për ta bërë më të lehtë për ju, ne kemi ngushtuar pastrimin tuaj në vetëm pesë gjëra që duhet të bëni çdo javë. Pjesa tjetër mund të presë!
Peshqirët e banjos – a e dinit se peshqirët e banjos duhet të lahen pas çdo tri përdorimeve. Ekspertët rekomandojnë që të lani peshqirët tuaj në banjo, transmeton Gazeta Shneta.
Tavolina e bukës – Pasi që ushqimet i vendosim në të, shkencëtarët kanë rekomanduar që ajo të pastrohet një herë në javë
Banjon.. të gjithën! – Çdo zonë në shtëpinë tuaj që është një strehë për lagështi duhet t’i ofrojmë kujdes të shpeshtë. Duke e ditur se banjo është strumbullari i gjithë lagështisë, shkencëtarët po rekomandojnë që ta pastroni atë çdo javë.
Mobiljet e pluhurosura – Grimcat e pluhurit mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë: acarimin e syve dhe astmën. Mbajtja e pluhurit në minimum është e dobishme për prindërit, si dhe për fëmijët e tyre të vegjël.
Pajisjet e kuzhinës – Mjetet e kuzhinës si shporeti elektrik, frigoriferi apo edhe tostieri mund të përmbajnë shumë pluhur, andaj rekomandohet të pastrohen shpesh për të mirën e fëmijëve./Gazeta Shneta/