Pavarësisht nëse keni diabet para se të mbeteni shtatzënë ose keni diabet gestacional si rezultat i shtatzënisë, çelësi për menaxhimin e gjendjes tuaj mbetet i njëjti: mbajtja nën kontroll e sheqerit në gjak.
Duke vepruar kështu mund të shmangni simptomat e hiperglicemisë, duke përfshirë dhimbje koke, lodhje, humbje të përqendrimit dhe vizion të paqartë shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Ruajtja e nivelit të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë shpesh mund të jetë si një veprim balancues. Nga njëra anë, ju dëshironi që nivelet e juaja të jenë mjaft të ulëta për të shmangur simptomat hiperglicemike.
5 hapa për kontrollimin e sheqerit në gjak
Menaxhimi i diabetit gestacional përfshin bërjen e zgjedhjeve të shëndetshme. Kjo përfshin pesë hapa kryesorë:
-Ushqimi i një diete të shëndetshme;
-Ushtrimi i rregullt, i moderuar;
-Menaxhimi i shtimit tuaj në peshë;
-Njohja e nivelit të sheqerit në gjak dhe mbajtja nën kontroll;
-Marrja e insulinës, nëse është e nevojshme./GazetaShneta/