5 mënyra për parandalimin e obezitetit tek fëmija

2018-02-23 në ora 17:43

Obeziteti në fëmijëri po rritet në vende të ndryshme të botës, por ka hapa që mund të ndërmerrën për parandalimin e këtij fenomeni.

Një studim i fundit i botuar në Pediatric Obesity zbuloi se gratë shtatzëna që u mungonte vitamina D kishin më shumë gjasa që të lindin fëmijë obezë, transmeton Gazeta Shneta.

Në një artikull për Healthista, nutricionistja Edwina Revel liston disa nga mënyrat për të ndihmuar fëmijën tuaj të qëndrojë në një peshë e shëndetshme.

1. Jepni gji fëmijës (nëse ua mundëson gjendja shëndetësore)

Gji dhënia është forma më e mirë e të ushqyerit për foshnjat. Departamenti i Shëndetësisë rekomandon gji dhënien ekskluzive përgjatë 6 muajve të tij, pasi që qumështi i gjirit ofron të gjitha mineralet ushqyese që i nevojiten foshnjës.

2. Bëni një dietë të balancuar

Fëmijëve u nevojiten vakte të rregullta dhe ushqime të shëndetshme për të mbledhur të gjitha energjitë e një stili jetese aktive.

3. Mbajini fëmijët tuaj aktiv

Këshillohet që fëmijët të kryejnë aktivitete fizike, të ngjashme, si: vrapimi apo edhe ecja.

Studimet e fundit tregojnë se fëmijët ndër pesë vjeç duhet të jenë aktiv për tri orë rresht brenda një dite.

4. Keni parasysh historinë familjare

Një nga arsyet e obezitetit është edhe historia e peshës familjare. Rreziku rritet në 19.8 për qind, në rast se të dy prindërit janë obezë, ndërkaq 8.4 për qind nëse njëri nga ta ka mbipeshë.

5. Tentoni që të mos i skuqni ushqimet

Futini në grill apo piqni ushqimet pa yndyrë shtesë. Dhe sigurisht, mos u jepni atyre pije të larta në sheqer./Gazeta Shneta/