Nuk ka lidhje më të fortë se ajo e nënës me fëmijën.
Dhe kjo lidhje formohet shumë para se fëmija të vijë në jetë, pra, deri sa është në bark, përcjell Gazeta Shneta.
Ka shumë mënyra se si formohet kjo lidhje mes nënës dhe fëmijës në bark, e disa prej tyre janë këto:
E ndjen prekjen tuaj
Bëjini masazh barkut tuaj. Ne shpesh shohim nënat teksa e prekin barkun e tyre thuajse instiktivisht. Por, kjo nuk është thjesht refleks. Bebet aktualisht mund ta ndjejnë prekjet.
Ndjejnë edhe kur dëgjoni muzikën tuaj të preferuar
Shpesh jemi në dyshime nëse bebet në bark me të vërtetë dëgjojnë muzikën. Por kjo është shumë e vërtetë. Janë bërë shumë studime që shkencërisht e kanë vërtetuar se bebet e dëgjojnë dhe reagojnë pozitivsht ndaj muzikës. E sidomos ndaj asaj klasike.
Bebet adhurojnë të dëgjojnë zërin e nënës
Njerëzit i remonadojnë nënave të flasin me fëmijën e tyre në bark, dhe kjo jo pa arsye. Bebet fillojnë të dallojnë zërat dhe i pëlqen shumë zëri i nënës së tyre.
Gjeni kohën që t’i përkushtoheni e të krijoni lidhje
Çdo ditë gjatë shtatzënisë, ndani kohë që ju dhe fëmija të qëndroni krejt vetëm.
Prezantojani bebes familjen
Shtatzënia është një kohë shumë e mirë për të filluar njohjen edhe me anëtarët e tjerë të familjes./ GazetaShneta