Shumë nëna të reja kanë tendencë të jenë të shqetësuar rreth faktit të gjendjes së barkut pas shtatzënisë, për shkak të rritjes së yndyrës së stomakut gjatë shtatzënisë.
Ne kemi tendencë për të ruajtur shumë peshë të tepërt në barkun tonë për një numër arsyesh. Gjatë shtatzënisë ne fitojmë peshë edhe rreth barkut tonë dhe është veçanërisht e vështirë të largohet, sidomos pas shtatzënisë.
Prandaj, ju duhet të bëni çdo ditë nga 15 minuta ushtrime të barkut në mënyrë që të keni rezultate më të mira sa i përket peshës trupore pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Poashtu, duhet të keni kujdes nëse keni probleme me abdomenin si dhe çrregullime të tjera si diastasis recti.
Por, çdo shtatzëni dhe lindje është e ndryshme, prandaj konsultohuni me mjekun tuaj para se të angazhoheni në ndonjë program stërvitje pas lindjes.
Nëse përjetoni ndonjë gjakderdhje të rëndë, dhimbje koke të tepruar ose simptoma të tjera të pazakonta gjatë ose menjëherë pas ushtrimit, ndaloni menjëherë dhe telefononi mjekun tuaj për këshilla./Gazeta Shneta/