Koronavirusi paraqet shumë paqartësi, dhe askush prej nesh nuk mund të eliminojë plotësisht rrezikun tonë për të mos u prekur nga Covid-19. Por, një gjë mund ta bëjmë është të hamë sa më shëndetshëm.
Nëse infektohemi nga Covid-19, sistemi ynë imunitar është përgjegjës për ta luftuar atë. Studimet tregojnë se përmirësimi i ushqimit ndihmon në mbështetjen e funksionit imunitar optimal, transmeton Gazeta Shneta.
Mikronutrientët thelbësore për të luftuar infeksionin përfshijnë vitaminat A, B, C, D, dhe E dhe mineralet hekuri, seleni dhe zinku.
Vitamina A
Vitmina A ruan strukturën e qelizave në lëkurë, traktin respirator dhe zorrët. Kjo është linja e parë e mbrojtjes së trupit tuaj. Gjithashtu vitamina A ndikon në krijimin e antitrupave që neutralizojnë patogjenët që shkaktojnë infeksion. Vitamina A gjendet në peshkun me vaj, të verdhat e vezëve, djathm arram fatam drithëra dhe bishtajore.
Vitamina B
Vitamina B, veçanërisht B6, B9 dhe B12 kontribuojnë në përgjigjen e parë të trupit tuaj pasi të keni njohur një patogjen.
B6 gjendet në drithëra, bishtajore, perime me gjethe jeshile, fruta, arra, peshk dhe mish pule.
B9 është i bollshëm në perime me gjethe jeshile, bishtajore, arra dhe fara.
B12 gjendet në produktet shtazore, përfshirë vezët, mishin dhe qumështin.
Vitamina C dhe E
Kur trupi juaj po lufton një infeksion, ai pëson atë që quhet stres oksidues. Stresi oksidues çon në prodhimin e radikaleve të lira të cilat mund të shpojnë muret e qelizave duke shkaktuar që përmbajtja të rrjedh në inde dhe të përkeqësojë inflamacionin.
Burime të mira të vitaminës C ka në portokall, limon, manaferra, kivi, brokoli, domate dhe kapsicumin.
Vitamina E gjendet në arra, perime me gjethe jeshile dhe vajra perimesh.
Vitamina D
Disa qeliza imune kanë nevojë për vitaminë D për të ndihmuar në shkatërrimin e patogjenëve që shkaktojnë infeksion.
Megjithëse ekpozimi në diell lejon trupin të prodhojë vitaminë D, burimet ushqimore përfshirë vezët, peshqit dhe disa lloje të qumështit mund të forcojnë me vitaminë D.
Hekuri, zinku, seleni
Ne kemi nevojë për hekur, zink dhe selen për rritjen e qelizave imune, ndër funksionet e tjera.
Hekuri ndihmon në vrasjen e patogjenëve duke rritur numrin e radikaleve të lira që mund t’i shkatërrojnë ato. Ai rregullon gjithashtu reagimet e enzimës thelbësore për qelizat imune të njohin dhe të synojnë patogjenët.
Zinku ndihmon në ruajtjen e integritetit të lëkurës dhe mukozave. Zinku dhe seleni gjithashtu veprojnë si një antioksidant duke ndihmuar në kontrollimin e disa prej dëmtimeve të shkaktuara nga stresi oksidues.
Hekuri gjendet në mish, pulë dhe peshk. Burimet vegjetariane përfshijnë bishtajore dhe drithëra. /GazetaShneta/