Do t’ju duhet një prerje për një operacion cezarian dhe do të lë pas një shenjë. Ekipi juaj mjekësor do t’ju japë udhëzime se si të kujdeseni për prerjen tuaj përmes fazave të shërimit për të zvogëluar rreziqet e komplikimeve.
Mësoni se çfarë të prisni dhe çfarë mund të bëni për të parandaluar acarimin, ose infektimin e mundshëm të vendin të prerjes cezariane shkruan VeryWellFamily, përcjell Gazeta Shneta.
–Çfarë “lloji” i prerjes së barkut do të përdoret gjatë operacionit?
Ju mund të pyesni mjekun tuaj se çfarë lloji i prerjeve abdominale do të përdoret, i cili do të përcaktojë llojin e plagës që do të keni.
Prerja horizontale është lloji më i zakonshëm që përdoret i cili rezulton në më pak gjakderdhje.
Prerjet vertikale janë shumë të rralla, por ato ishin lloji origjinal i prerjeve të përdorura më parë dhe kështu quhen ndonjëherë dhe prerjet klasike. Poashtu, ky lloj prerjeje njihet si vija e mesit vertikal. Përdoret vetëm në rrethana ekstreme.
–Çfarë duhet të bëj nëse kam dhimbje në vendin e prerjes?
Dhimbja është e zakonshme në ditët e para pas operacionit tuaj. Mjeku juaj do të përshkruaj ilaçe për dhimbje kur është e përshtatshme.
Ekzistojnë disa shenja paralajmëruese që tregojnë se ju keni komplikime me prerjen tuaj si: skuqje ose ënjtje rreth prerjes, si dhe dhimbje ekstreme ose përkeqësuese
Këto mund të jenë shenja të infeksionit, i cili ka nevojë për kujdes të shpejtë.
–A është normale që të kem krurarje rreth vendin të prerjes?
Është normale të përjetoni kruajtje gjatë procesit të shërimit. Kini kujdes në gërvishtjet sepse duhet të shmangni infeksionin.
–Çfarë duhet të bëj nëse plaga rreth prerjes cezarean irritohet?
Sigurohuni që të mbani vendin tuaj të prerjes me seksion C të pastër dhe të thatë. Ju gjithashtu mund të përdorni garzë ose pambuk për pastrimin e zonës së lëkurës.
Për disa muaj, përpiquni të shmangni veshjen që rrin direkt mbi prerjen tuaj të seksionit C.
–Sa kohë kërkon një ndërhyrje e tillë për t’u shëruar?
Do të vini re që zona rreth prerjes së seksionit C ndryshon ngadalë, aq ngadalë sa që mund të mos vini re ndryshimin në baza ditore.
Ju mund të bëni fotografi për të parë se si procesi i shërimit duket me kalimin e kohës. Në fillim, procesi i shërimit është mjaft i shpejtë dhe ndryshimet e përditshme mund të vërehen, por pas kësaj, ju mund të mos i shihni ndryshimet delikate si të dukshme.
Koha që duhet për të shëruar një prerje të seksionit C ndryshon nga gruaja në grua.
Ndonjëherë ka konsiderata që do të ngadalësojnë ose pengojnë shërimin tuaj, si ushqimi i dobët, infeksioni, etj.
Qëndrimi i shëndetshëm dhe ushqimi mirë do të ndihmojë trupin tuaj të bëjë punën e vet. /Gazeta Shneta /