Gratë kanë tendencë të jenë anemike më shpesh sesa burrat dhe shumë herë ka të bëjë me ciklin menstrual.
Gratë që kanë gjakderdhje më të rëndë gjatë ciklit menstrual të tyre janë në rrezik më të madh të anemisë me mungesë hekuri, transmeton Gazeta Shneta.
Mungesa e këtyre qelizave mund të bëjë që ajo të ndjehet e ngadaltë, të ketë marramendje dhe vjellje.
Ndjeheni e lodhur gjatë gjithë kohës
Një nga simptomat kryesore të anemisë me mungesë hekuri është ndjenja e lodhët dhe shumë e përgjumur. Nëse e shihni vetën duke pasur vazhdimisht mungesë të energjië dhe probleme të koncentroheni atëherë mund të jeni anemike.
Rrahjet e zemres nuk i keni në nivel
Anemia me mungesë hekuri mund të shkaktojë një rrahje të parregulltë të zemrës që mund të ndjehet si shumë e shpejtë ose shumë e ngadaltë. Nëse vëreni se rrahjet e zemrës tuaj nuk janë ato që ndjeni normalisht konsultohuni me mjekun tuaj.
Nuk keni dëshira seksuale
Anemia mund të shkaktojë një rënie të pjerrët të dëshirës seksuale tek gratë.
Këmbët dhe duart tuaja janë gjithmonë të ftohta
Nëse jeni anemik, keni një qarkullim më të dobët, që do të thotë se duart dhe këmbët mund të ndjehen shumë të ftohta gjatë gjithë ditës.
Jeni shumë nervoz
Anemia gjithashtu mund të shkaktojë nervozizëm, kështu që nëse ndiheni sikur çdo gjë iu irriton mund të jetë anemia. /GazetaShneta/