Të vjellat, dhimbja e shpinës, vonesa në ciklin menstrual janë disa nga simptomat e një shtatzënie.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se këto simptoma janë të pranishme gjatë 9-muajve të shtatzënisë suaj shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Më poshtë mund t’i gjeni 5 simptomat, të cilat mbase nuk i keni menduar se mund t’i përjetoni gjatë shtatzënisë suaj:
-Gjakderdhje nga hundët
Edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme, por gjakderdhja nga hundët mund të jenë e zakonshme.
-Shkarkim vaginal
Kur jeni shtatzënë prisni që të keni një pushim nga cikli menstrual, mirëpo mund t’ju shqetësojë shkarkimi që vjen nga vagina juaj.Ky shkarkim është normal dhe i shëndetshëm.
-Pagjumësia
Kur mendoni shtatzëninë, mendoni se jeni jashtëzakonisht të lodhur.Ndonjëherë, me ose pa lodhje, përjetoni pagjumësi.
-Shqetësim gastrointestinal
Hormonet e shtatzënisë mund t’ju kenë prekur traktin tuaj gastrointenstinal.
-Kapsllëku
Hormonet e shtatzënisë luajnë rol në ngadalësimin e funksionimit të zorrëve tuaj gjatë periudhës së shtatzënisë.Andaj, rekomandohet që të konsumoni ushqime dhe pije me shumë fibra./GazetaShneta/