5 simptomat e hershme të abortit që nuk duhet t’i anashkalojnë shtatzënat

2018-01-10 në ora 18:59

Humbja e hershme e shtatzënisë apo aborti, ndodh në rreth 10 përqind të shtatzënave, sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG).

Shumicën e rasteve, aborti ndodh si rezultat i anomalive kromozomale, për të cilat deri më tani nuk ekziston ndonjë mënyrë parandalimi, transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, është e rëndësishme të informoheni në lidhje me flamujt e kuq potencial. Më poshtë gjenden pesë simptomat e hershme të abortit, për të cilat duhet të informoheni:

1.Gjakderdhja

Nganjëherë, gjakderdhaj e implantimit mund të jetë tregues që jeni shtatzënë. “Ndërsa veza e fekonduar depërton ose implanton në mitër, mund të fillojnë të dalin pika gjaku nga zona intime.”, thotë Kecia Gaither, M.D, obstetër-gjinekologe dhe specialiste e mjekësisë së fetusit.

Ndërkaq, rreziku ekziston në rast se gjakderdhja është ngjyrë të kuqe të çeltë, e shoqëruar me tendosje të mitrës.

Megjithatë, gjysma e grave që kanë përjetuar abort nuk kanë pasur gjakderdhje.

2.Dhimbje dhe tendosje

Kur vjen puna tek tendosjet, dhimbjet të ngjashme me ato të menstruacioneve mund të jenë plotësisht normale, pasi që mitra fillon të zgjerohet. Herave të tjera, tendosja apo shtrëngimet mund të jenë shenja të abortit të hershëm. Në rast se vëreni dhimbje, pjesërisht me gjakderdhje, vizitoni mjekun tuaj.

3.Dhimbje të shpinës

Ashtu si shtrëngimet edhe dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës mund të jenë prezente gjatë shtatzënisë. Megjithatë, në rast se dhimbjet fillojnë të bëhen të padurueshme, vizitoni mjekun tuaj.

4.Aborti pa ndonjë simptomë

Një nga gjërat më të frikshme për një grua të re shtatzënë është aborti pa ndonjë paralajmërim apo simptomë. Një gjë e tillë emërohet “shtatzëni primitive”, sipas Gaither. Mund të vazhdojë me ditë derisa trupi ta përjashtojë fetusin natyrshëm ose përmes ofruesit tuaj shëndetësor.

5. Ciklet e vonuara menstruale

Në rast se cikli menstrual arrin disa ditë më vonë, ju mund të keni përjetuar shtatzëni kimike, që do të thotë se veza dhe spermatozoidi takohen dhe implantohen në trupin tuaj, por gjërat nuk arrijnë të zhvillohen më tej, duke çuar në abort./Gazeta Shneta/