5 ushqimet që duhet patjetër t’i shmangni gjatë shtatzënisë, pasi mund të rrezikoheni nga një abort spontan

2020-10-18 në ora 13:35

Gjatë periudhës së shtatzënisë është thelbësore të organizoni një dietë të ekuilibruar dhe ushqyese me shumë fruta dhe perime.

Mirëpo, disa nga ushqimet e caktuara si më poshtë, nuk duhet konsumuar (apo varësisht nga sasia e lejuar) pasi egziston një rrezik për një abort spontan shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

-Ananasi

Ananasi përmban bromelainë, e cila e zbut qafën e mitrës dhe në këtë mënyrë fillojnë kontraktimet e parakohshme të lindjes duke rezultuar në një abort spontan.Nëse konsumohet në sasi të mëdha, mund të shkaktoj gjakderdhje.

-Aloe vera

Shquhet për benefitet e saj, mirëpo shumë gratë shtatzëna konsumojnë aloe verë e cila, është një gjë e gabuar pasi, aloe vera përmban antrakinone që shkakton kontraktime në mitër.

-Kafeina

Sipas hulumtimeve, kafeina nëse konsumohet në mënyrë të moderuar është mjaft e sigurt gjatë shtatzënisë.Mirëpo, me rritjen e sasisë së kafeinës atëherë kjo mund të çoj në një abort spontan.Kafeina ka një efekt të butë diuretik dhe përpos që është e pranishme vetëm në kafe është edhe në çaj, çokollata dhe pije energjike.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

-Peshqit me përmbajtje të lartë merkuri

Bëni kujdes kur dëshironi të konsumoni peshk, pasi peshku i pasur me sasi të larta merkuri ndikon negativisht në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor.

-Pjeshkat

Nëse konsumohen në sasi të mëdha gjatë shtatzënisë, mund të pësoni gjakderdhje të brendshme./GazetaShneta/