Pas lindjes së fëmijës, trupi i një gruaje kalon nëpër disa faza tjera.
Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, afërsisht 600, 000 gra amerikane vuajnë nga depresioni pas lindjes çdo vit, transmeton Gazeta Shneta.
Përveç kësaj, shumica e grave kanë një mungesë të vitaminës D që rezulton në lodhje, dridhje trupi dhe vështirësi për të menduar qartë.
Vitamina prenatale
Shumica e mjekëve rekomandojnë që një grua të qëndrojë në vitaminën prenatale që ajo ka marrë gjatë gjithë shtatzanisë derisa të bëhet gjidhënia
Vaji i peshkut
Depresioni pas lindjes është shumë i vërtetë dhe i zakonshëm tek nënat e reja. Vaji i peshkut është një burim i Omega 3 dhe acideve yndyrore i cili zvogëlon depresionin pas lindjes.
Vitamina D
Hulumtimet sugjerojnë që shumica e grave kanë mungesë të vitaminës D. Vitamina D është e rëndësishme edhe për shëndetin fizik edhe shëndetin mendor.
Vitamina C
Pavarësisht nëse keni një lindje vaginale ose një seksion C, vitamina C është thelbësore për të ndihmuar trupin tuaj pasi shërohet.
Probiotikët
Marrja e probiotikëve nxitë indet e shëndetshme vaginale. /GazetaShneta/