5-vjeçari shqiptar me superfuqi, po shkruajnë edhe mediat amerikane për të

2018-08-06 në ora 19:54

“Njihuni me 5-vjeçarin magnet,” kështu kanë shkruar mediat amerikane për djalin me origjinë shqiptare që mendohet të ketë veti magnetike, përkatësisht trup që tërheq gjëra të metalta.

“Erman Deli zbuloi vetitë e tij magnetike, teksa po shihte televizor dhe vendosi një lugë në kraharor.

Tani Erman mund të ngjit monedha, pirunj madje dhe telefona në trupin e tij.

Një doktor shpjegoi se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk ka një shpjegim për aftësinë e tij.

Mbase ka atë personalitetin magnetik!” ka shpjeguar NY Post aftësitë e vogëlushit.

Komentuesit kanë patur reagime të shumta, një pjesë e mirë e të cilëve mendonin se bëhej fjalë për ‘djersë të ngjitshme’, që fikson trupat metalikë pas trupit./albeu/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.