Shumica e vaginave e kanë erën e tyre, që është krejtësisht normale.
Vagina përmban shumë baktere Lactobacillus acidophilus të vilat e mbajnë acidin pH të vaginës, në këtë mënyrë vagina juaj është e shëndetshme sepse mban bakteret e favorshme, transmeton Gazeta Shneta.
Vaginoza bakteriale
Nëse keni infeksion bakterial, siç është vaginoza bakteriale, mund të vini re një erë “të peshkut”.
Kur këto baktere fillojnë të mbizotërojnë në vaginë, speciet Lactobacillus bien dhe pH i vaginës rritet, duke ndryshuar nga acid inë alkalin. Ky ndryshim i bilancit të pH është ajo që shpesh bën ndryshimin midis një erë natyrale dhe një erë të fortë.
Trichomoniasis
Ky është një infeksion i transmetuar seksualisht. Nëse vëreni ndonjë gjë, mund të jetë një erë e ndryshme vaginale, acarim vaginal dhe një rrjedhje e hollë që mund të jetë e qartë e bardhë.
Infeksioni i majave
Infeksioni i majave mund të çojë në aroma të ndryshme. Për fat të mirë kjo mund të mjekohet lehtë. Një mënyrë e mirë për ta anashkaluar këtë është të urinoni gjithmonë pas seksit.
Marrëdhëniet seksuale
Sekretet tuaja natyrale vaginale që bashkëveprojnë me spermën lirojnë erë.
Tamponët
Nëse keni erë shumë të keqe në vaginë atëherë mendoni nëse keni larguar tamponin nga vagina juaj. Nëse ai qëndron më shumë se një ditë aty, normalisht do të ketë erë shumë të keqe./GazetaShneta/