Asnjëherë nuk mund ta dini në të vërtetë se kur jeni gati të bëheni prindër.
Sado e vështirë që të jetë, ky vendim është ndryshues i jetës për çdo çift, transmeton Gazeta Shneta.
Të kesh një fëmijë është një zgjedhje e përbashkët
Gjëja kryesore që ju do të dëshironi të siguroni është që fëmija juaj të lind nga një vendim i përbashkët bazuar në respektin e ndërsjellë për njëri tjetrin.
Fëmijët nuk zgjidhin çështjet familjare
Fëmijët nuk i rregullojnë asnjëherë çështjet martesore. Secili fëmijë meriton të jetë në një familje ku ka lumturi dhe me prindërit që zgjidhin vetë çështjet e tyre.
Jini të arsyeshëm për aftësit tuaja si prind
Asnjë prind nuk do ta quajë vetën të shkujdesur, kjo është një gjë e rrallë. Me gjithë punët që keni do të lodheni dhe do të vini në dyshim aftësitë e juaja. Në vend se të shqetësoheni, bëni paqe me papërsosmëritë tuaja dhe përqendrohuni në punën tuaj.
Planifikoni mirë financat tuaja
Para se të filloni të bëni fëmijë, është thelbësore të jeni të vetëdijshëm se sa jeni të pajisur financiarisht.
Shtatzania nuk është makth
Shtatzania nuk është makth. Gratë mund të kenë frikë se mund të fitojnë peshë. E tëra që ju duhet nëse keni fëmijë është një partneritet i shëndetshëm.
Duhet të jeni gati për tu bërë prind
Foshnjat janë të paparashikueshme. Nuk ka ndërprerës që të kontrollosh emocionet. Do të duhet të përshtateni me situatën ashtu siç do të vijnë./GazetaShneta/