Bebet zakonisht bëjnë lëvizje të ndryshme me pjesët e ndryshme të trupit të tyre, e përmes këtyre gjesteve e këvizjeve ata përpiqen të komunikojnë me ju.
Disa prej këtyre këvizjeve i keni më poshtë, me atë se çfarë kuptimi kanë dhe çfarë duhet të bëni në raste të caktuara, përcjell Gazeta Shneta.
1.Godasin me këmbë:
Mund të jetë se bebja juaj është i lumtur dhe po kënaqet. Goditja me këmbë në ajër është mënyra e bebes për të shprehur lumturinë.
Ju mund t’i përgjigjeni duke e marr bebn në prehër dhe t’i këndoni diçka.
2. Harkojnë shpinën:
Mund të thotë se bebja harkon shpinën si reagim për ndonjë dhimbje ose diçka e bën të palumtur. Shumicën e kohës, bebet harkojnë shpinën kur vuajnë nga urthi (thartirë në stomak).
Ju çfarë mund të bëni është ta ndIhmoni beben të relaksohet. Mos i jepni të hanë me zorr nëse fëmija nuk e pranon ushqimin ose qan, dhe bëni që të ndihet rehat.
3. Godet kokën:
Bebja mund të godasë kokën në dysheme ose në krevatin e tij kur përjeton dhimbje të mëdha.
Çfarë ju mund të bëni është të vizitoni pediatrin për një kontrollim të bebes dhe mos e injoroni këtë shenjë.
4. I kap veshët:
Mund të jetë një mënyrë e bebes ta shprehë gëzimin se i ka zbuluar veshët. Gjithashtu, bebet ngrehin veshët kur i dalin dhëmbët. Ndërsa, nëse bebja qan duke i kapur veshët, atëherë ka infeksion në veshë.
Ajo çfarë mund të bëni është t’i bashkoheni bebes në lojën me veshët e sapozbuluar, ndërsa në rast infeksioni vizitoni menjëherë pediatrin.
5. Grushton duart:
Mund të jetë një lëvizje e rregullt që bebet bëjnë. Por, grushtimi i duarve gjithashtu mund të jetë shenjë e urisë ose stresit. Kur bebja është e uritur, ajo bëhet më e tensionuar dhe bën duart grusht.
Çfarë duhet të bëni ju është, fillimisht ta ushqeni bebem, ndeërsa nëse gjatë gjithë kohës për tre muaj mab duart grusht, këshillohet që të vizitoni pediatrin.
6. Mbledh gjunjët:
Mund të jetë një shenjë e çrregullimi digjestiv. Bebja mund të mledhë gjunjët kur ndjen të ketë shumë gazra ose kapsllëk.
Ndihmoni beben të goksojë dhe eliminoni ushqimet që shkaktojnë gazra. Nëse bebja ka kapsllëk, vizitoni pediatrin, Ose edhe jepni më shumë ujë dhe lëngje adekuate./GazetaShneta