6 kontrollet mjekësore që çdo grua duhet të bëjë të paktën një herë në jetën e saj

2017-07-18 në ora 11:34

Pavarësisht moshës që keni, çdo grua e vajzë duhet të sigurohet e jeni është e shëndetshme.

Kryerja e rregullt e analizave është e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll shëndetin dhe parandaluar sëmundjet e rënda. Siç thonë dhe mjekët është më mirë të parandalosh se sa të kurosh. Ja disa nga testet që duhet të kryej çdo femër në çdo lloj moshe në mënyrë që të dijë se ku mund të çalojë shëndeti i saj.

1-Testi i dëgjimit ose audiograma. Shpesh njerëzit pësojnë humbje të dëgjimit edhe kur janë të rinj. Kjo lidhet më një sërë problemesh të ndryshme. Gjithashtu femrat vuajnë më shumë nga veshi i mesëm dhe humbja e dëgjimit. Kjo shpesh mund të jetë edhe e trashëgueshme.

2-Densiteti i kockave. Ky është një test që ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe dobësisë së kockave që përgjithësisht ndodh në moshën e tretë.

3-Mamografia. Ky test rekomandohet për zbulimin e qelizave kancerogjene. Kanceri i gjirit është një sëmundje që prek pjesën më të madhe të grave dhe mund të jetë fatale nëse nuk zbulohet në kohë. Këto ekzaminime duhet të fillojnë që pas moshës 20 vjeçare.

4-Testi i zorrës së trashë. Ky test shërben për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë shumë më përpara se të shfaqen simptomat. Nëse kapet në kohë në 90 % të rasteve është i shërueshëm. Mjekët sugjerojnë që ky kontroll të fillojë pas moshës 50 vjeç, por nëse e keni të trashëgueshëm duhet ta nisni më herët.

5-Niveli i kolesterolit. Ky është një nga testet më të rëndësishme sidomos për moshën mbi 40 vjeç. Ky test gjithashtu është parandalues i goditjeve në zemër apo problemeve të tjera kardiovaskulare. k

6-Pap-testi Kjo analizë lidhet me zbulimin e kancerit në qafën e mitrës si dhe nëse mbartni sëmundje të ndryshme seksuale. Ky test duhet të nisë të kryhet që në moshën 21 vjeçare./ Marrë me shkurtime nga ”ikub’