Është fakt i ditur se nazet e fëmijëve në ushqim janë një nga sfidat më të mëdha të prindërve. Por edhe gjetja e pijeve të shëndetshme është një sfidë në vete.
Fëmijët duhet të qëndrojnë të hidratuar tërë kohën andaj është e rëndësishme që të gjenden disa pije që fëmijët t’I pëlqejnë e të njejtën kohë të marrin nivelin e duhur të ujit në organizmin e tyre, transmeton GazetaShneta.
Shumica e fëmijëve kanë preferenca për pije të ëmbëla dhe janë të prirur për të kërkuar pije me sheqer. Sidoqoftë, udhëzimi i tyre drejt opsioneve më të balancuara është i rëndësishëm për shëndetin e tyre të përgjithshëm.
Uji
Kur fëmija juaj ju thotë se ata janë të etur, opsioni i parë që u preferoni duhet të jetë uji. Uji është thelbësor për shëndetin e fëmijës suaj dhe duhet të përbëjë shumicën e përbërjes së tyre të lëngjeve.
Uji natyral i aromatizuar
Për ta bërë ujin më interesant pa shtuar sheqer dhe kalori shtesë, provoni të futni në ujë fruta dhe bimë të freskëta. Mund të provoni shumë kombinime aromash për të gjetur atë që fëmija juaj pëlqen më së shumti, përcjellë “HealthLine”.
Uje kokosi
Megjithëse uji i kokosit përmban kalori dhe sheqer, sërish është një zgjedhje më të shëndetshme sesa pijet e tjera si pijet e gazuara apo ato energjike. Uji kokosit siguron një sasi të mirë të disa lëndëve ushqyese, përfshirë vitaminën C, magnezin dhe kaliumin – të gjitha këto janë të rëndësishme për fëmijët
Smoothies
Smoothies janë një mënyrë e shijshme për të futur fruta, perime, dhe ushqime të tjera të shëndetshme në dietën e fëmijës suaj. Përgatitja e tyre në shtëpi domethënë ëshë janë një mënyrë e shkëlqyer për të rritur konsumin e frutave dhe perimeve të fëmijës suaj edhe pa e ditur ata se po konsumojnë perimet që ata nuk i preferojnë edhe aq.
Qumështi pa sheqer
Megjithëse shumë fëmijë preferojnë pije me qumësht të ëmbël si qumështi me çokollatë ose luleshtrydhe, qumështi i thjeshtë dhe i pasterizuar është opsioni më i shëndetshë për ta. Qumështi i thjeshtë ka shumë kalori, duke siguruar shumë lëndë ushqyese që janë kritike për rritjen dhe zhvillimin e të vegjëlve.
Disa çajëra bimorë
Edhe pse çaji zakonisht nuk konsiderohet si një pije adekuate për fëmijë, disa çajëra bimorë janë të sigurtë dhe të shëndetshëm për fëmijët; të tilla si çaj limoni, mint dhe kamomil – janë alternativa fantastike për pije të ëmbla, pasi ato janë pa kafeinë dhe sigurojnë një shije të këndshme.
Përveç kësaj, çajërat kanë përfitime ushqyese dhe mund të ndihmojnë fëmijët që kanë probleme me ankthin dhe shqetësimet mentale.
Pijet që DUHET evituar:
Edhe pse është krejtësisht e pranueshme për fëmijët që herë pas here të konsumojnë një pije të me sheqer, prindërit duhet patur kujdes që të mos u lejojnë të pijnë rregullisht.
Pijet që duhen eliminuar:
– Pijet e gazuara / pijet energjike: Kanë nivele të larta të sheqerit dhe mund të rrisin rrezikun e mbipeshës, dhjamsojen e mëlçisë dhe diabetin.
– Lëngjet e frutave: Megjithëse lëngjet e frutave mund të ofrojnë vitamina dhe minerale të rëndësishme, fruti duhet të konsumohet në formën e tij origjinale dhe jo si i përpunuar në formë të lëngshme.
– Kafeina: Kafeina mund të shkaktojë nervozizëm, ankth, ritëm të shpejtë të zemrës dhe shqetësime gjumi tek fëmijët, prandaj ju duhet të kufizoni ose konsumin e këtij përbërsi nga fëmija juaj./GazetaShneta/