6 shenjat e leukemisë që secila grua duhet t’i dijë

2017-04-28 në ora 09:48

Kur është fjala për leukemi, nuk ka ndonjë shenjë apo simptome të vetme.

Besoni ose jo, të gjitha qelizat e reja të gjakut prodhohen në palcën tuaj kurrizore – një substancë e trashë e gjetur në sasi të mëdha në fundin e kockave tuaja. Për ata që vuajnë nga leukemia, njëra nga këto qeliza të gjakut ndryshon formë dhe bëhet kancerogjene. Në fillet e saja ajo klonohet – ose kopjon vetveten – dhe kështu shpërndahet sëmundja.

“Për të rriturit, mosha tipike për hapat e parë të leukemisë është nga 19-50 vjeç”, thotë Martha Wadleigh, drejtoreshë në klinikën Dana-Farber Cancer Institute, transmeton Gazeta Shneta.

Ka disa lloje të leukemisë të cilat definohen nga lloji i qelizës së gjakut që deformohet dhe nga koha kur ky deformim merr pjesë në prodhimin e qelizave, shpjegon më tej Meredith Barnhart, një specialist informative në ‘The Leukemia & Lymphoma Society’s Information Resource Center’.

Të dy specialistet e bëjnë të qartë se kur është fjala për leukemi ka ma shumë se një shenjë apo simptomë. “Simptomat varen nga lloji I leukemisë”, thotë Barnhart. Por ka disa simptoma që paraqiten ndër të tjera tek të rriturit që vuajnë nga llojet më të shpeshta të leukemisë.

Më poshtë është lista e simptomave të cilat nuk duhet t’i injoroni:

LËKURA E ZBEHTË

“Kur leukemia zhvillohet, qeliza të reja që janë të dëmtuara nga kanceri e pushtojnë palcën kurrizore dhe e bëjnë të pamundur zhvillimin e qelizave të shëndosha të gjakut”, shpjegon Barhnhart. “Kur keni më pak qeliza të shëndosha ju mund të fitoni anemi e cila karakterizohet me lëkurë të zbehtë”. Anemia mund të manifestohet me duar të ftohta përgjatë gjithë kohës, thonë ekspertët.

PLOGËSHTIA

Si rasti i shumë sëmundjeve tjera, plogështia është një simptomë e zakonshme e leukemisë, tregon Wadleigh. Nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës dhe mungesa e energjisë është e dukshme, tregoni mjekut tuaj. Anemia mund të jetë poashtu fajtorë për plogështinë tuaj.

INFEKSIONE TË NDRYSHME OSE TEMPERATURË

Qelizat tuaja të gjakut janë një komponentë kyçe në sistemin tuaj imunitar. Nëse ato janë të dëmtuara, si në rastet me leukemi, ju mund të sëmureni më shpesh, thotë Wadleigh. “Infeksionet ose temperatura janë disa nga simptomat më të shpeshta që ne shohim”, shtoi ajo, transmeton Shneta.

GULÇIM

Përkrah mungesës së energjisë, gulçimet apo ndjenja që nuk po ngopeni me frymë, është një shenjë që nuk duhet ta injoroni, thotë Barnhart. Posaçërisht gjatë aktiviteteve fizike, nëse e vëreni veten që nuk po ngopeni frymë dhe kjo nuk ju ka ndodhur më përpara, ju duhet t’i tregoni mjekut tuaj.

SHËRIM I NGADALSHËM I PLAGËVE

Nëse prerjet apo gërvishtjet ju marrin kohë të gjatë për t’u shëruar, ose ju duket se mavijoseni lehtë kur lëndoheni pak, këto simptoma ndikojnë që qelizat tuaja të gjakut mund të jenë të deformuara dhe lidhen me leukemi, thotë Barnhart. Pika të vogla më ngjyrë të kuqe – e njohur ndryshe si ‘petechiae’ – mund të rezultojë nga leukemia, shton ajo. “Petechiae zakonisht shfaqet në ekstremitet e poshtme”, Shton Waleigh.

SIMPTOMA TË TJERA

Djersitja natën dhe dhimbje të nyjave mund të jenë të ndërlidhura me leukemi, thotë Barnhart.

“Humbja në peshë mund të jetë e të mos jetë simptomë, varësisht nga lloji”, shton Wadleigh. Ajo gjithashtu përmend si simptoma të mundshme gjakderdhjen nga hunda, ënjtje apo rritje të nyjave limfatike apo ethe.

SI FUNKSIONON DIAGONISTIFIKIMI

Nëse mjeku juaj dyshon në leukemi në varësi të simptomave tuaja, ai apo ajo do të ju thotë të bëni analizë të gjakut dhe ta kontrolloni numrin e qelizave të bardha dhe të kuqe të gjakut, si dhe trombocitet, shpjegon Barnhart.

“Nëse rezultati i analizave zgjon dyshime, ai ju dërgon të një hematologji – doktor i specializuar për ç’rregullime dhe lloje të kancerit të gjakut”, thotë ajo. “Një testim i specializuar mund të vije në përfundim të një diagnoze të saktë”. /Gazeta Shneta/