6 simptomat e depresionit të identifikuara te fëmijët si pasojë e pandemisë Covid-19

2021-02-21 në ora 17:38

Izolimi, distancimi shoqëror, mbajtja e maskës, anulimi i aktiviteteve fizike dhe mbyllja e shkollave janë disa nga masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Këto masa ishin shumë shqetësuese dhe sfiduese, si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Si pasojë e këtyre masave, studiuesit dhe ekspertët janë shqetësuar për ndikimin e izolimit në mirëqenien e fëmijëve, si dhe rrezikun në rritje që kjo paraqet për zhvillimin e depresionit të fëmijët.

Simptomat e identifikuara të depresionit te fëmijët, përfshijnë:

-Zemërimi,

-Apatia apo refuzimi për t’u rikthyer në shkollë,

-Ndryshime në sjellje,

-Ulja apo rritje të oreksit,

-Vështirësi në përqëndrim,

-Vështirësi me gjumin./GazetaShneta/