60- vjeçarja i jep këshilla një 30- vjeçarje

2018-09-12 në ora 09:18

Kur Margaret Manning bëri 60 vjeç, ajo u nda nga puna e saj dhe vendosi ta krijonte një shoqatë për vete dhe për të gjitha moshataret e saj. Ajo e titulloi shoqatën e saj “ Sixty and me” po ashtu mendoi të jepte edhe këshilla për vajzat 30 vjeçare.

Çdo kush duhet ta ketë parasysh që ka vetem një jetë dhe nuk është në prova gjenerale. Pastaj duhet të jesh pozitive dhe të marrësh aspektinë pozitiv në çdo eksperiencë të jetës. Po ashtu duhet të fokusohesh ne vendin e kohën ku je. Jetoje çdo ditë jetën si të ishte e fundit. Mos harro se jeta mund të ndryshojë në një fraksionë sekondi. Dashurohu pas çdo faze të jetës tënde, sepse secila është magjike.

Mëso të jetosh momentin. Nëse ja del ta bësh tani që je e re, do ia dashlësh edhe kur të jesh 60-vjeç. Jeta është shumë e shkurtër për ta vrarë mendjen për diqka që do të ndodh në të ardhmen. Jeto sot. Gjej një pasion ose një punë që të bënë të përjetosh emocione të ndryshme. Ji vetvetja dhe jetoja çdo faze me dinjitet. Pranoji ndryshime e trupit tëndë. Ji I ndershëm me vetën, gjithmonë. Është një procesë që mësohet ngadalë, por që ja vlen barra qiranë. Ruaji kujtimet, por mos ji shumë i egër me vetën. Harroje stereotipet e shoqërisë për plakjen.

Mosha është thjeshtë një numër, jo një përkufizim se kush ti je. Koha kalon, do apo s’do ti, kështu që fillo të jetosh. Mos ndalo së kërkuari inspirim. Jeto në mënyrë të thjeshtë e të shëndetshme.Bëjë ushtrime dhe udhëto. Bli fustane klasik. Do jesh gjithmonë në mode. Mos shpenzo para për këpucët. Burrat s’të shikojnë kurrë nga këmbët. Mos e mbush jetën me mbeturina. Ji vetvetja. Sill dritën tënde.Ji e pranishme, e vërtetë dhe e gjallë në gjdo moment.Mos u shqetëso për rrudhat. Ato janë harta e jetës tënde. Jeta me pasionë dhe dashuri me sy e e zemër të hapur. Thjesht ji e lumtur. Jeto të tashmën mos u shqetëso për plakjen. Më e mira ska ardhur akoma. Vlerëso gjërat e vogla të jetës mos i kompliko ato.

Respektoje partnerin dhe fëmijët në të njejtën mënyrë që dëshiron të të duan e repsktojnë ty. Ofroje dashurinë në mënyrë të pakushtëzuar. Lind fëmijë atëherë ku do: nuk ka një moment specifikë e një çelës për këto. Bëj shumë foto. Do jesh e lumtur kur të kesh në to edhe njerëz që nuk janë aty. Mëso të falësh. Harroje zemrimin dhe përqafo mirënjohjën për të jetuar jetën qysh duhet. Të pasurit e një rrethi të ngushtë miqsh, është thelbësore. Vlersoje familjën. Do jenë me ty kur të tjerët ikin. Do të të mbështesin në gjithë rrugën e jetës. Mos shko kurr të flesh e mërzitur me dike apo qoftë edhe me vetën. Jepi partnerit familjës dhe miqve dhe gjdo ditë të jetës tënde.

Në të 30- tat shndrrohësh në grua, ndaj vlersoje bukurinë tënde. Mos e shpenzo kohen duke u shqetësuar për gjërat që smund t’i ndryshosh: ndrysho ato që mundësh. Dil nga një mardhënie e pa lumtur sa më parë të jetë e lumtur, nuk mund të ndryshosh asnjë njëri. Qeshë gjithmonë. Kjo është kura më e mirë për lëkurën. Besoji instinktit tëndë dhe mos fol kurrë keq për vetën. Ji e sjellshme me veten. Mos mbaj përgjegjësi për çfarë nuk të takon.

Mëso të qeshësh me vetën. Mos ji gjithmonë kaq serioze. Nëse ke fëmijë, duaji, por mos kërko të jesh nëna përfekte. Jepi mundësi fëmijës të jetë mesuesi jotë. Ji luftarake. Mëso të përdorësh aftësitë e tua e t’ia dalësh mbanë vetë. Mos e lejo frikën të të udhëheqë. Mos ndalo së mësuari, se duhet të ushqesh vazhdimisht mendjën e shpirtin. Ji mirnjohës edhe në ditën më të keqe. Ka gjithmonë diqka për të mësuar. Shijo anët pozitive të plakjes të tilla si: më pak përgjegjësi e më shumë liri. Mos lejo askënd të të thotë se je tepër e moshuar për të bërë diqka ose shumë e re. Mo ski frikë të plakësh. Jeta dhe natyra të pergatisin vetë për çdo faze të jetës./Gazeta Shneta/.