Një rritje e numrit të rasteve pozitive me Covid është vërejtur në javët e fundit në vendin tonë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, më 13 Janar 2023 janë shënuar 66 raste aktive me Covid shkruan Gazeta Shneta.
Vetëm gjatë kësaj periudhe janë bërë 119 testime ku kanë rezultuar të jenë pozitiv 12 raste.
Ndërkohë që, IKSHPK-ja nuk ka raportuar ndonjë rast të vdekjes. /Gazeta Shneta/