Pavarësisht që përpiqeni të hani mirë dhe të merrni të gjitha vitaminat dhe mineralet që iu duhen, mangësitë e vitaminës mund të shfaqen si simptoma fizike.
Ne marrim vitamina dhe lëndë ushqyese nga ushqimi ynë, si pjesë e procesit tonë të tretjes. Për dallim nga Vitamina D, e cila mund të prodhohet nga trupi ynë, B-12 vjen vetëm nga burime të jashtme në trup, tansmeton Gazeta Shneta.
B12 është një lëndë ushqyese thelbësore që trupi juaj përdor për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut, ADN dhe nervat.
Mungesa e vitaminës B12 mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore. Një mungesë ekstreme e B12 mund të kontribuojë në sëmundje kardiovaskulare, anemi, humbje të kujtesës, paranojë, depresion dhe probleme të tjera serioze shëndetësore.
Shenjat se keni mungesë të vitaminës B12
Lodhje
B12 është i rëndësishëm për energjinë aerobike në trup. Pa mjaftueshmëri të kësaj vitamine, trupat tanë nuk marrin oksigjenin dhe energjinë që na duhet.
Humbja e ndjesisë
Humbja e ndjesisë në duar dhe këmbë mund të jetë një mangësi e vitaminës B12.
Dhimbje në kyçe
Dhimbja e rëndë në kyçe mund të jetë për shkak të mungesës së vitaminës B12.
Zemër jo stabile
Gulçim, palpitacione të zemrës dhe rrahje e shpejt e zemës shoqërohen me mungesën e vitaminës B2.
Zverdhje e lëkurës
Zverdhja e lëkurës ose të bardhëve të syve mund të tregojnë se keni probleme serioze dhe mungesë të vitaminës B12.
Inflamacion në gjuhë
Disa pacientë me mungesë B12 përjetojn inflamacion të gjuhës si dhe ndjenjë e zvogëluar e shijes. /GazetaShneta/