Ju përpiqeni të usheqeheni mirë dhe të merrni të gjitha vitaminat dhe mineralet tuaja nga ushqime të plota, të freskëta. Por, mungesat e vitaminave mund të shfaqen si simptoma fizike, pavarësisht përpjekjeve tona më të mira për të ngrënë mirë.
Ne marrim vitamina dhe lëndë ushqyese nga ushqimi, si pjesë e procesit tonë të tretjes. Ndryshe nga vitamina d, e cila prodhohet nga trupat tanë, B12 vjen vetëm nga burime të jashtme në trup, transmeton Gazeta Shneta.
Lodhje
B12 është i rëndësishëm për energjinë aerobike në trup. Pa mjaftueshëm nga kjo vitaminë, trupat tanë nuk marrin oksigjenin dhe energjinë që na nevojitet.
Ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje
Humbja e ndjesisë në duar dhe këmbë së bashku me ndjesinë e shpimit mund të jetë një shenjë e mungesës së B12.
Rrahje të shpejta të zemrës ose frymëmarrje
Gulçimi, palpitimet e zemrës dhe një rrahje e shpejtë e zemrës janë shoqëruar të gjitha me mungesën e B12.
Lëkurë e verdhë
Verdhëza është një zverdhje e lëkurës ose e bardha e syve dhe mund të tregojë disa probleme serioze.
Gjuha e fryrë
Disa pacientë me mungesë të B12 përjetojnë një inflamacion të gjuhës. Shenja të tjera që lidhen me gojën gjithashtu përfshijnë një gjuhë të butë si dhe një ndjesi të zvogëluar të shijes. /GazetaShneta/