Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 608 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 71 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit është raportuar vetëm një viktimë si pasojë e virusit korona, kurse 199 pacientë janë shëruar shkruan GazetaShneta.
Nga 71 raste të reja sot, këto janë komunat me raste pozitive: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.
Aktualisht, në vendin tonë janë 14,763 të infektuar, 601 viktima dhe 11,784 të shëruar, kurse numri i personave aktiv është 2,378./GazetaShneta/