Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 728 raste të reja pozitive me Covid-19.
728 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga gjithsej 5297 teste të kryera në laboratorë.
Numri i rasteve aktive me Covid ka arritur në 5118 persona të sëmurë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Shneta/