Pothuajse 73 përqind e pacientëve me Covid-19, me gjendje të lehtë dhe të rëndë, kishin të paktën një simptomë afatgjatë pas rikuperimit nga Covid-19, sipas një rishikimi të hulumtimit të botuar në JAMA Network Open.
Studiuesit nga Universiteti Stanford kanë bërë një përmbledhje të 45 studimeve ekzistuese që morën pjesë 9,751 pacientë pas rikuperimit nga Covid-19 shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ata zbuluan se 73 përqind e tyre kishin të paktën një simptomë 60 ditë pas diagnozës, fillimit të simptomës apo hospitalizimit.Ky zbulim ishte i qëndrueshëm edhe në studimet që ndoqën pacientët deri në gjashtë muaj.
Studiuesit zbuluan në të gjitha studimet se 40 përqind e pjesëmarrësve në studim përjetuan lodhje, 36 përqind kishin gulçim dhe 25 përqind raportuan vështirësi në përqëndrim.
Më shumë se 33 milionë raste të raportuara me Covid-19 në ShBA, simptomat afatgjata te pacientët e hospitalizuar përfaqësonin një barrë të madhe për punonjësit shëndetësor.
Një çështje tjetër ishte se studimet e ndryshime mbi efektet e post-Covid ishin heterogjene, duke e bërë të vështirë krahasimin e plotë të tyre në masa të tilla si kohëzgjatja e simptomës dhe cilat simptoma janë raportuar./GazetaShneta/