8 gjëra të zakonshme që mund të jenë të rrezikshme për beben

2018-08-09 në ora 13:38

Pasi të keni një fëmijë në shtëpi, është e natyrshme të blini çdo lloj sende për ta mbajtur të argëtuar gjatë kohës që jeni të zënë.

Natyrisht, nënat bëjnë shumë kujdes kur blejnë lodra për t’u siguruar që ato nuk janë të rrezikshme për fëmijët e tyre në asnjë mënyrë.

Megjithatë, ndonjëherë ne nënat nuk shohim përtej rreziqeve të dukshme, përcjell Gazeta Shneta.

Prandaj, është më mirë ta bëjmë veten të vetëdijshëm për gjëra që mund të duken të padëmshme në shikim të parë, por mund të provojnë të jenë fatale nëse injorohen.

Këtu janë disa prej tyre:

1.Balonët

Balonët e fryrë shumëngjyrësh të cilat duan foshnjat duket se janë një lodër e përkryer e sigurt për ta. Megjithatë, ato paraqesin një rrezik të mundshëm të ngulfatjes kur shpërthejnë dhe grimcohen në copa të vogla, veçanërisht ato të lateksit. Bebet janë të mira në kopjime të veprimeve. Pra, në qoftë se ata ju kanë parë juve të fryni një tullumbace, ata mund të përpiqen për bëjnë veprimet tuaja dhe mund të përfundojnë në gëlltitjen e balonit në tërësi. Pra, kini kujdes për ta!

2.Vathët

Ju mund të keni vënë re se si fëmija juaj shpesh do të tërheqë vathët tuaj, kur ju jeni duke e mbajtur atë në krahë. Foshnjat mund të tërhiqen me lehtësi nga vathët me shkëlqim. Por, ato mund të vijnë hiqen lehtë gjithashtu. Dhe, kur foshnja merr në duar një vath, gjëja e parë që ai / ajo do të bëjë është ta vendosë në gojë. Kjo mund ta ngulfasë atë në proces.

3. Vajra për foshnja

Mos u mashtroni nga reklamat që ju tregojnë se si një masazh me vaj për foshnja është gjëja më e mirë për fëmijën tuaj. Shumica e vajrave komercialë për foshnje janë të ngarkuara me kimikate të cilat mund të jenë të dëmshme për fëmijën tuaj. Zgjedhni vajra natyrale si vaji i kokosit ose vaj ulliri nëse doni të bëni këto masazha.

4. Jastekë të butë për bebe

Sigurisht se ato jastëkë të vegjël duken bukur; diçka që nuk mund të rezistoni pa i blerë për fëmijën tuaj. Por, a e dini se foshnjat mund t’i kthejnë lehtë kokat e tyre të vogla në ato jastëkë të butë gjatë gjumit? Dhe, nëse ata janë thellë në gjumë, ata mund të mos jenë në gjendje të rrokulliset dhe mund të përfundojnë duke mbytur veten.

5. Dritaret e veturave

Dritaret që hapen dhe mbyllen në veturat tuaja kanë një mekanizëm të fuqishëm që është mjaft i fortë për të shtrydhur duart e vogla të fëmijës suaj, ose më keq, qafën e tyre delikate. Imagjinoni tragjedinë që do të ndodhte nëse shoferi nuk është në dijeni se foshnja që është ulur prapa ka vënë dorën ose kokën në dritare dhe shoferi ka vendosur ta mbyllë pikërisht atë.

6. Karriget ushqyese të bebeve

Këto karrige mund të jenë një bekim gjatë kohës së darkës. Por a keni qenë duke injoruar rripin e karrigeve kohët e fundit? Mos lidhja e fëmijës tuaj në karrige mund të bëjë që foshnja të rrëshqasë ndër tabelën e karriges. Ose ata mund të ngriten dhe të rrëzohen kur ju i heqni pak vëmedjen.

7. Blloqet me skaje të mprehta

Një tjetër lodër e preferuar e foshnjave / të vegjëlve, janë blloqet shumëngjyrëshe që i mbajnë ata të zënë gjatë gjithë ditës. Por, foshnjat mezi presin të vënë gjithçka në gojët e tyre. Pra, skajet e mprehta të atyreblloqeve të vegjël lehtë mund të rrëshqasin kundër gjuhës ose buzës delikate të fëmijës suaj, duke rezultuar në prerje dhe plagë.

8. Çanta e nënës/gjyshes

Beben adhurojnë të eksplorojnë. Dhe çantat e dorës janë të preferuarat e tyre. Por, varësisht nga ajo se çfarë ata gjejnë, ‘kërkimi për thesar’ i tyre mund të bëhet i rrezikshëm. Imaginoni horrorin nëse ata marrinn në duar barnat e nënës, ndonjë parfym ose ndonjë produkt të grimit, dhe t’i vendosin ato në gojët e tyre!/gazetashnetea