Veçanërisht do të magjepseni nga propozimi i fundit!
Mendoni se balajazhi nuk do të dalë nga moda edhe këtë sezon? Duhet të ju njoftojmë patjetër se tendenca të reja të modës do të errësojnë famën e balajazhit dhe ombre teknikës, dhe koha është që tani të mendoni për preferencat e reja, shkruan Cosmopolitan.
Në vazhdim po ju tregojmë nuancat më të reja që do të jenë hit gjatë verës 2017!
- Rrënja e flokëve me nuancë gjalpi
Nëse dëshironi të qëndroni bjonde joshëse por të dukeni sa më natyrale, propozimi ideal për ju është lyerja e rrënjëve në nuancë gjalpi. Përveç kësaj që është më e lehtë për t’u mirëmbajtur, duhet pranuar faktin se kjo nuancë duket shumë e mrekullueshme.
https://www.instagram.com/p/BRrabrPDT5u/
- Skajet e flokëve me nuancë karameli
Nëse doni një ndryshim shumë delikat, por jo edhe balajazh klasik, ky trend do të jetë hit i madh gjatë pranverës 2017. Kërkoni nga stilisti juaj i flokëve që tua bëjë skajet e flokëve me nuancë karameli që të ju japë një ndriçim sa më natyral.
https://www.instagram.com/p/BPaeov5jD3N/
- Spërkatje më nuancë rozë
Nuancat e neonit janë një hit për vitin 2017 dhe propozimi ynë është që t’i spërkatni flokët me nuancë rozë të lehtë, jo shumë agresive por do të dukeni e mrekullueshme.
https://www.instagram.com/p/BQ5QLXLDk2E/
- Nuancë karameli
Nuanca karamel i ngrohtë është më e pëlqyera e këtij viti, dhe do ishte propozim shumë i mirë nëse veçmë i keni flokët një nuancë më të lehtë. Është një propozim i shkëlqyer për vajzat që kanë flokë kaçurrela dhe duan të provojnë diçka të ndryshme.
https://www.instagram.com/p/BOAplZSgo_0/
- Pamje natyrale
Një shtresë e errët me disa skaje pak më të ndritshme është zgjidhja më e mirë për femrat që nuk duan të largohen nga ngjyra e tyre natyrale, por prap se prap dëshirojnë të bëjnë një ndryshim të ri në pamjen e tyre.
https://www.instagram.com/p/BODFA8EFeTU/
- Hijëzim i ndritshëm nga para
Hijëzimi me nuancë pak më të ndritshme është mënyra më e mirë për të rifreskuar stilin tuaj të flokëve duke u mbështetur në hije më të lehta.
https://www.instagram.com/p/BPQrwWuFeSh/
- Candy Pink
Një tjetër nuancë rozë në bjonde është një mënyrë shumë e mirë për të rifreskuar pamjen tuaj. Nëse nuk dëshironi ngjyra tjera të venitura, kjo rozë karamele është zgjidhja e duhur për ju!
https://www.instagram.com/p/BRW5TEdD215/
- Nuancë bjonde me hije më të theksuar
Deri kohët e fundit kjo ishte një nga hijet e preferuara të secilës femër, derisa balajazhi nuk ishte bërë akoma trend i njohur! Tani ngadalë po rikthehet andaj shfrytëzoni mundësinë që të ecni në hap me kohën…/femra.net/Gazeta Shneta/