Një studim i ri nga Qendrat Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbulon se shumica e rasteve të koronavirusit janë të buta.
Këtu përjashtimisht bëjnë më të moshuarit dhe njerëzit që kanë kushte të tjera shëndetësore që rrezikojnë më shumë shkruan Medicalnewstoday transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit analizuan gjithsej 72,314 regjistrime të pacientëve, të cilat përfshinin: “44,672 (61.8%) raste të konfirmuara, 16.196 (22.4%) raste të dyshuara, 10.567 (14.6%) raste të diagnostikuara klinikisht”, dhe “889 raste asimptomatike (1.2%)”.
Nga numri i përgjithshëm i individëve me raste të konfirmuara, 80.9% thuhej se ishin raste “të buta dhe shumica e të rriturve të prekur ishin midis 30 dhe 79 vjeçe.
Studimi zbuloi gjithashtu se njerëzit me sëmundje kardiovaskulare ishin në rrezikun më të lartë të vdekjes nga koronavirusi, i ndjekur nga ata me diabet, sëmundje kronike të frymëmarrjes, hipertension dhe kancer.