Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se në klinika dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 82 pacientë të sëmurë me Covid-19.
SHSKUK ka njoftuar se tre pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 54 të tjerë po trajtohen me oksigjen.
Gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shënuar 42 raste të reja pozitive me Covid. Ky numër është dyfishuar në krahasim me ditët e kaluara.
Ndërsa deri më tani në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 117,382 qytetarë. /Gazeta Shneta/