82 pacientë të sëmurë me Covid po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale

2021-07-30 në ora 11:18

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se 82 pacientë të sëmurë me Covid po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale.

Në njoftim bëhet e ditur se 48 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, ndërsa dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pacientët në QKUK janë të shtrirë në Klinikën Infektive dhe Pulmologji, ndërsa në spitalet rajonale ka pacientë të hospitalizuar në Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Gjilan. /Gazeta Shneta/