Rastet e hospitalizimeve kanë filluar të rriten gradualisht në institucionet shëndetësore në vend.
Sipas raportit të fundit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në klinika e spitale janë duke u trajnuar 85 pacientë me coronavirus.
Terapi mjekësore janë duke marrë 24 pacientë në Klinikën Infektive apo në klinikën për sëmundje ngjitëse ndërsa dy pacientë të tjerë janë në Mjekim Intensiv.
Në Klinikën e Pediatrisë janë të hospitalizuar katër pacientë, në atë të Gjinekologjisë tetë si dhe në Klinikën e Neonatologjisë dy foshnje.
Sa i përketë spitaleve rajonale, ShSKUK njofton se në Spitalin Regjional të Gjakovës janë duke u trajtuar 12 pacientë, 11 në atë të Pejës, 10 në Spitalin Publik të Gjilanit si dhe nëntë në atë të Mitrovicës.
Aktualisht në nivel vendi janë mbi 9 mijë raste aktive me SARS-CoV-2. /Gazeta Shneta/