Sipas raportit të fundit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) është bërë e ditur se 85 pacientë me Covid janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre, 33 janë pozitiv me Covid, dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 55 janë me oksigjeno-terapi shkruan Gazeta Shneta.
Vetëm në QKUK janë të hospitalizuar 63 pacientë, prej tyre 14 kanë rezultuar pozitiv me Covid, 43 janë me oksigjeno-terapi, kurse dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në Klinikën Infektive ndodhen 14 pacientë, dy në gjendje të rëndë dhe 18 pacientë post-covid.Ndërsa, në Klinikën e Pulmologjisë janë të hospitalizuar 31 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 19 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv dhe 12 janë me oksigjeno-terapi.
Ndërkohë, numri i pacientëve të hospitalizuar në Spitalin e Mitrovicës dhe Prizrenit është një (1), Spitalin e Gjakovës dhe Pejës janë dy (2) pacientë, kurse numri më i lartë i pacientëve është në Spitalin e Gjilanit, ku aktualisht ndodhen 16 pacientë./GazetaShneta/