Lajm i mirë, na vie nga Shkodra, 85 vjeçarja është shëruar nga koronavirusi, këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Nënë Limja ishte e shtruar në gjendje të rëndë te “Shefqet Ndorqi”, por ja ka dalë të shërohet.
“Nënë Limja, 85-vjeç nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga #COVID19 falë përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit #COVID2
85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes, 10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, 605 të shëruar nga fillimi i epidemisë”, shkruan Manastirliu.