Nëntë infermiere që punojnë në njësinë e lindjes në Qendrën Mjekësore në Maine kanë mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë derisa pritet që ato të lindin ndërmjet muajve prill dhe korrik.
Njoftimin në lidhje me këtë rast e bëri vetë spitali ku publikoi 8 nga 9 mamitë që mbanin me dorë barqet e tyre. Ato u shprehën shumë të lumtura që po kalojnë procesin e shtatzënisë së bashku.
‘’Të gjithë po thonin se jemi shtatzënë, ishte një ndjenjë e bukur dhe ishim të gëzuara për njëra-tjetrën’’, tregon njëra nga mamitë për WMTV, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa një tjetër mami tregon se tani po shkojnë në punë me shumë dëshirë kur shohin se të gjitha kanë të njëjtat përvoja.