Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë disa lajme të mira rreth sigurisë së vaksinës COVID-19 tek të rinjtë: Ndër miliona adoleshentë amerikanë që kanë marrë vaksinë nga Pfizer, efektet anësore serioze kanë qenë të rralla.
Që nga 16 korriku, afro 9 milionë adoleshentë, të moshës 12 deri në 17 vjeç, kishin marrë vaksinën Pfizer/BioNTech-e vetmja e pranueshme për atë grupmoshë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Midis afërsisht 9,240 efekteve anësore të raportuara, 91% ishin të vogla, të tilla si dhimbja në vendin e injektimit.
Por 9% ishin më serioze, me 4% që zhvilluan një problem të zemrës të njohur si miokardit, njoftuan Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
“Reagimet lokale dhe sistemike janë të zakonshme në mesin e adoleshentëve pas vaksinës Pfizer/BioNTech, veçanërisht pas dozës së dytë, megjithatë, ngjarjet serioze negative pas vaksinimit COVID-19 janë të rralla”, tha autore kryesore e raportit, epidemiologe Anne Hause.
Miokarditi ishte ndër ngjarjet më të zakonshme të rënda negative të raportuara, tha ajo. Ky është një inflamacion i muskujve të zemrës që mund të ndikojë në sistemin elektrik të zemrës, duke zvogëluar aftësinë e pompimit dhe duke shkaktuar ritme të shpejta ose jonormale.
“Përfitimet e vaksinimit në parandalimin e COVID-19 dhe komplikimet e infeksionit vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e mundshme të ngjarjeve të rralla negative të raportuara pas vaksinimit,” tha ajo. /Gazeta Shneta/