Tani është e qartë që virusi mund të bëjë dëm të konsiderueshëm në veshkat, mëlçinë, zemrën dhe madje edhe trurin në disa pacientë duke tejkaluar teoritë e mëparshme të lidhura për mushkëritë.
Por ajo që gjithashtu bëhet e qartë është se shumica dërrmuese e të shëruarve nga Covidi vuajnë nga pasoja të lëna pas kësaj sëmundje, shkruan burimi BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Në fakt, një studim i fundit zbuloi se 91 përqind e pacientëve të “rikuperuar” kanë të paktën një ndërlikim afatgjatë nga sëmundja.
Gjetjet e reja janë rezultat i një sondazhi të kryer mbi 965 të mbijetuar nga Covid-19 në Korenë e Jugut, raporton Reuters.
Studiuesit thanë se 879 të anketuar ose 91.1 përqind – raportuan të paktën një simptomë afatgjatë të listuar.
Lodhja ishte përgjigjja më e zakonshme me 26 përqind dhe vështirësia në përqendrim u raportua në mesin e 25 përqind të pacientëve, sipas ‘Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë’.
Shumë nga pacientët gjithashtu raportuan çështje psikologjike dhe një humbje të zgjatur të nuhatjes dhe shijes muaj pas mbarimit të qëndrimit të tyre në spital.
“Edhe pasi të keni pastruar virusin nga organizmi, ka simptoma post-virale,” tha Dr. Anthony Fauci, në një intervistë me Medscape në muajin korrik. /Gazeta Shneta/