Bazuar në raportin e publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat për Covid janë duke u trajtuar 96 pacientë.
Nga numri total i pacientëve, 26 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me Covid, 65 me oksigjeno-terapi dhe një (1) në gjendje të rëndë shëndetësore shkruan Gazeta Shneta.
Vetëm në QKUK janë të hospitalizuar 68 pacientë, 11 prej tyre të konfirmuar pozitiv me Covid, një (1) në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 53 pacientë më oksigjeno-terapi.
Më poshtë, gjeni të dhënat e plota mbi numrin e pacientëve të hospitalizuar në klinikat për Covid dhe spitalet e përgjithshme:
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+18 pacientë post-covid në Klinikën Infektive
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 28 pacientë
15 të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë