96 përqind e pacientëve që morën përsëri COVID-in, kishin këta faktorë të rrezikut

2021-06-22 në ora 23:11

Gjatë vitit të kaluar, ne kemi mësuar gjithnjë e më shumë se si të mbrohemi nga koronavirusi – përmes maskave, distancës shoqërore dhe tani vaksinimeve.

Ata që tashmë kanë pasur COVID-in dhe janë shëruar kanë mësuar se mund të jenë të paktën të mbrojtur falë imunitetit që vjen nga infeksioni paraprak për një kohë të caktuar. Fatkeqësisht, virusi ende mund të gjejë rrugën dhe nuk ka asnjë mënyrë për të qenë 100 përqind i imunizuar ndaj koronavirusit, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Procesi i ashtuquajtur ‘infeksionet e përparimit’ janë raportuar pas vaksinimeve edhe tek njerëzit që tashmë kanë pasur COVID janë infektuar përsëri.

Tani, studiuesit po përpiqen të deshifrojnë se cilat janë të përbashkëtat e rasteve të ri-infektimit menjëherë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Sipas një studimi të ri, një nga ngjashmëritë midis njerëzve që marrin përsëri COVID është se pothuajse të gjithë kanë të paktën dy sëmundje bashkëshoqëruese.

Një studim i ri i botuar me 13 qershor në medRxiv shikon karakteristikat e pacientëve me COVID të cilët kanë rezultuar pozitivë për virusin më shumë se një herë.

Studiuesit nxorrën të dhëna klinike dhe testuese për 23 pacientë nga një databazë elektronike në SHBA.

Sipas studimit, 96 përqind e këtyre pacientëve të infektuar kishin dy ose më shumë sëmundje bashkëlidhëse, që është prania e njëkohshme e sëmundjeve ose kushteve mjekësore brenda një pacienti.

Në këtë studim, 70 përqind e pacientëve kishin hipertension, 26 përqind kishin sëmundje kardiovaskulare, ose sëmundje kronike të veshkave dhe 22 përqind kishin diabet të tipit 2 ose histori të tromboembolisë venoze ose antikoagulim afatgjatë.

Të gjithë këta faktor konsiderohen ‘faktorë rreziku për COVID’ nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Por pasja e dy ose më shumë sëmundjeve bashkërenduese nuk është e vetmja karakteristikë e përbashkët midis pacientëve që marrin COVID-in më shumë se një herë.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se 61 përqind e pacientëve të infektuar ishin mbipeshë, 83 përqind kishin kushte komprometuese ndaj imunitetit dhe 83 përqind ishin duhanpirës paraprak. Mosha mesatare për pacientët të ri-infektuar ishte rreth 64 deri 65 vjeç. /Gazeta Shneta/