96 vjeçari pranon letrën e humbur nga gruaja e tij pas 72 vitesh (Foto)

2017-05-28 në ora 17:56
Me 4 maj të vitit 1945, Virginia kishte shkruar një letër dashurie drejtuar burrit të saj, Rolf Christoffersen, i cili ishte shitës në Norvegji. Ajo po i shkruante për ta njoftuar atë se ishte shtatzënë.

Për fat të keq, letra asnjëherë nuk arriti të dërgohej në destinacion, transmeton lajmi.net

Pas 72 vitesh, letra ishte gjetur nga qiramarrësi në shtëpinë Christoffersen.

Familja ishte mahnitur nga historia e dashurisë së tyre, pasi kishin lexuar letrën, dhe kishin vendosur që ta gjejnë Rolfin. Pas një kërkimi në internet, ata e gjetën djalin e Rolfit, 66 vjeç, i cili menjëherë e njoftoi të atin për letrën që e kishin gjetur.

“Të dua Rolf, ashtu siç e dua diellin, dhe kështu je ti për jetën time,” kishte shkruar Virginia në letrën e saj.

Në foto, mund ta shihni Rolfin dhe Virginian kur kanë qenë të rinj. Ata asnjëherë nuk e humbën njëri tjetrin. Rolf u kthye tek Virginia dhe jetuan një jetë të lumtur me fëmijën e tyre. Sidoqoftë, kur letra i erdhi në duar Rolfit, ai u gëzua tejmase, pasi kishte humbur gruan e tij para gjashtë viteve. /Lajmi.net/

96-Year-Old Man Receives His Wife's Lost Letter After 72 Years