Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nis numërimi i votave për kandidatët, rezultatet përfundimtare planifikohen deri më 26 qershor

Lajme 09/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një konference për media.

Elezi tha se numërimi do të bëhet në 38 Qendra Komunale të Numërimit, në të cilat do të punohet me dy orare, ndërsa do të angazhohen më shumë se 2,200 anëtarë.Ai tha se se rezultatet përfundimtare planifikohen të shpallen më 26 qershor, nëse nuk ka ankesa, ndërsa certifikimi i rezultateve pritet të bëhet deri më datën 6 korrik.

“Ju njoftojmë se, pas përfundimit të procesit të votimit, në 2,498 vendvotime të rregullta është përmbyllur numërimi i votave të subjekteve politike dhe, pas përfundimit të numërimit dhe procedurave të tjera, materialet zgjedhore nga 949 qendra të votimit janë tërhequr dhe dërguar në 38 QKN.Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq numërimi i votave të kandidatëve për deputetë bëhet në Qendra Komunale të Numërimit. Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.Ky proces, i njëjtë, do të bëhet në 38 Qendra Komunale të Numërimit, në të cilat do të punohet me dy orare. Sipas vendimit të KQZ-së, në këto qendra do të angazhohen më shumë se 2,200 anëtarë, në kuadër të 508 ekipeve të numërimit, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor”, tha Elezi.

Ai njoftoi se paraditen e së hënës procesi ka nisur në 15 komuna, ndërsa gjatë pasdites aktivitetet kanë filluar edhe në 23 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Ferizajn, Pejën, Gjilanin dhe Mitrovicën e Jugut.

“Sipas planifikimeve, verifikimi dhe numërimi, paraditen e së hënës, kanë filluar në QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.Ndërkaq, pasdite aktivitetet do të fillojnë në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri dhe Malishevë”, tha Elezi.

Sa i përket votimit jashtë Kosovës, Elezi bëri të ditur se në 30 përfaqësi diplomatike kanë votuar 22,414 qytetarë nga 27,724 të regjistruar, që përbën 80.85 për qind të pjesëmarrjes.

“Nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi në 30 përfaqësi diplomatike, nga 27,724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22,414 prej tyre, apo 80.85%. Ndërkaq, nga votimi përmes postës, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është 104,480. Nga ky lloj votimi, KQZ ende nuk i ka të dhënat përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime, pasi ende nuk ka përfunduar tërheqja e tyre nga kutitë postare”, shtoi Elezi, raporton Ekonomia Online.

Artikulli paraprakNë 24 orë në Spitalin e Pejës: 485 vizita specialistike, 10 operime dhe katër lindje
Artikulli i rradhës Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dhe 11 qershor

Ju sugjerojmë

Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dhe 11 qershor

09/06/2026 Lajme

Në 24 orë në Spitalin e Pejës: 485 vizita specialistike, 10 operime dhe katër lindje

09/06/2026 Lajme

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 21 me të lënduar

09/06/2026 Lajme

ASK: Më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë

09/06/2026 Lajme

Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për sot

09/06/2026 Lajme

Mjeku shqiptar pjesë e ekipit në intervenimin për vendosjen e ‘pacemaker-it’ pa tela në Gjermani

08/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.