Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksionet, rrezik i nënvlerësuar për personat me diabet – Rritet ndjeshëm mundësia për shtrime në spital

Jetë 09/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Personat që jetojnë me diabet përballen me një rrezik dukshëm më të lartë për t’u prekur nga infeksione serioze, të cilat në shumë raste kërkojnë trajtim spitalor, paralajmëron një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Diabetes.

Studiuesit theksojnë se infeksionet duhet të konsiderohen një nga rreziqet kryesore shëndetësore për personat me diabet, krahas sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe komplikimeve të tjera të njohura.

Studimi analizoi të dhënat e më shumë se 800 mijë personave me diabet ose prediabet dhe i krahasoi ato me mbi një milion persona pa këto gjendje shëndetësore.

Rezultatet treguan se personat me diabet tip 1 kishin 81 për qind më shumë gjasa të përballeshin me infeksione që kërkojnë trajtim mjekësor dhe mbi trefish më shumë rrezik për t’u hospitalizuar si pasojë e infeksioneve.

Ndërkaq, personat me diabet tip 2 kishin 51 për qind më shumë gjasa për infeksione të trajtuara nga mjeku familjar dhe pothuajse dyfish më shumë rrezik për shtrim në spital.

Edhe personat me prediabet rezultuan më të rrezikuar, me 35 për qind më shumë gjasa për infeksione dhe 33 për qind më shumë rrezik për hospitalizim krahasuar me personat pa probleme me nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas studiuesve, infeksionet përbëjnë shkakun e tretë kryesor të vdekjes te personat me diabet tip 2, pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Pneumonia dhe infeksionet e tjera të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes ishin ndër shkaqet më të zakonshme që çonin pacientët me diabet në spital. Po ashtu, sepsa dhe infeksionet respiratore rezultuan ndër shkaqet kryesore të vdekjeve të lidhura me infeksionet tek kjo kategori pacientësh.

Studiuesit konstatuan gjithashtu se kontrolli i dobët i nivelit të sheqerit në gjak lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rrezikut për infeksione. Te personat me diabet tip 1, nivelet e larta të sheqerit shoqëroheshin me më shumë infeksione, ndërsa te ata me diabet tip 2, luhatjet e mëdha të glukozës rrisnin rrezikun për infeksione të rënda që kërkojnë trajtim spitalor.

Autorët e studimit kërkojnë që rreziku nga infeksionet të përfshihet më fuqishëm në udhëzimet klinike për trajtimin e diabetit, duke theksuar se njohja e hershme e infeksioneve dhe ndërhyrja në kohë mund të zvogëlojnë numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve të parandalueshme.

Artikulli paraprakFushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dhe 11 qershor
Artikulli i rradhës Rritet interesimi për vaksinim kundër fruthit, mbi 1 mijë doza të dhëna në Prishtinë gjatë majit

Ju sugjerojmë

Rëndësia e këshillës së farmacistit në kujdesin ndaj pacientit

09/06/2026 Jetë

“Të jetosh më gjatë dhe më mirë”, sfida e re e mjekësisë në Spanjë

09/06/2026 Jetë

Studim: Pesë minuta lutje mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjes dhe ankthit

09/06/2026 Jetë

Frutat dhe perimet nuk janë të gjitha njësoj: Studimi zbulon cilat ushqime mbrojnë më shumë zemrën

09/06/2026 Jetë

Ilaçi i zakonshëm për tension mund të ndikojë në përkeqësimin e sëmundjes së veshkave te personat me diabet

08/06/2026 Jetë

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të Alzheimerit

08/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.