Është identifikuar një version i ri me mutacione të rëndë të koronavirusit në Afrikën e Jugut, i njohur si Omicron.
Ky lloj varianti ka shqetësuar ekspertët, pasi është shumë ndryshe nga Covid, të cilin vaksinat aktuale janë duke e luftuar shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo, a do të jenë funksionale vaksinat anti covid për variantin Omicron?
Sipas ekspertëve, vaksinat anti covid mund të mos japin funksionin e tyre edhe aq mirë.
Por, kjo nuk do të thotë se ato nuk do të ofrojnë mbrojtje fare.
Mos harroni, vaksinat janë ende shumë efektive në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve duke ulur rrezikun e varianteve të tjera kryesore të Covid, duke përfshirë Delta, Alpha, Beta dhe Gamma.
Mjekët thonë se është jetike që njerëzit të marrin numrin e rekomanduar të dozave për të fituar mbrojtje maksimale kundër varianteve ekzistuese dhe në zhvillim.
Në Britani, dozat përforcuese ofrohen për personat:
-mbi moshën 40-vjeçare;
-punëtorëve shëndetësor;
-personave të moshuar;
-adoleshentëve nga mosha 16-vjeçare të cilët kanë kushte shëndetësore dhe janë në rrezik të infektimit;
Aktualisht, më shumë se 16 milionë doza përforcuese janë dhënë në Britani.
Megjithëse, numri i infektimit është rritur përsëri në Britani, numri i pacientëve të hospitalizuar dhe vdekjeve ka mbetur nën nivelet e parë në valët e mëparshme.
Ekspertët thonë se kjo është për shkak të suksesit të programit të vaksinës./Gazeta Shneta/