Koronavirusi është një sëmundje e frymëmarrjes, që do të thotë që simptomat priren të vijnë në formën e kollitjes dhe një temperature mbi 37.8C.
Sidoqoftë, kur humbja e nuhatjes dhe shijes iu shtua listës zyrtare të simptomave Covid-19 përsëri në maj, shumë prej ekspertëve filluan të pyesnin se cilat simptoma të tjera jo-frymëmarrëse mund të ishin shenjë e virusit shkruan Metro.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
A është e mundur që simptomat gastrointestinale të tilla si diarreja, humbja e oreksit ose të vjella mund të jenë shenja të Covid-19?
Diarreja dhe të vjellat aktualisht nuk janë në listën e simptomave të NHS, por disa studiues po bëjnë thirrje që kjo të ndryshohet.
Studiuesit nga Universiteti Queen në Belfast kanë lëshuar një studim që tregon se ‘stomaku i crregullt’ mund të jetë një simptomë e virusit tek fëmijët.
Dr. Tom Waterfield, autori i parë i studimit, tha se:
“Në grupin tonë, diarreja dhe të vjellat ishin më shumë parashikuese sesa të themi, kolla apo edhe ndryshimet në erë dhe shije”.
Nëse dëshironi të diagnostikoni në të vërtetë infeksionin Covid tek fëmijët, duhet të fillojmë të shikojmë në diarre dhe të vjella, jo vetëm në simptomat e traktit të sipërm respirator tha Dr. Waterfield.
Në anën tjetër, profesor Tim Specto mbështet këtë teorie duke shtuar se edhe pse diarreja dhe të vjellat janë simptoma që gjenden më shpesh tek fëmijët, ato mund të jenë gjithashtu shenja të Covidit edhe për të rriturit. /Gazeta Shneta/