Në fakt, duhet një periudhë kohore që duhet të prisni deri sa të vijnë menstruacionet e para pas lindjes.
Nëse jeni duke ushqyer beben me formulë, ka gjasa që kohëzgjatja të jetë nga katër deri në dhjetë muaj pas lindjes.
Por, a mund të mbeteni shtatëzënë edhe nëse nuk keni perioda pas lindjes.
Ju nuk duhet të keni gjakderdhje menstruale para se të mbeteni shtatëzënë. Në fakt, deri në kohën që keni periodat tuaja gjatë kohës pas lindjes mund të keni qenë pjellore rreth dy javë, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa, doktoresha Katie Hilton thotë se një bisedë me mjekun tuaj rreth kontracepsionit është mirë të planifikoni më shpejtë, se sa të lëni për një kohë më të gjatë.
Prandaj, ju mund të mbeteni shtatëzënë më shpejtë se sa keni menduar pas lindjes./Gazeta Shneta/