Diabeti tip 2 është sëmundje kronike me rritje të sheqerit në gjak!
Kjo sëmundje prek të gjitha pjesët e trupit nëse nuk mbahet nën kontroll dhe mund të jep komplikime serioze, nganjëherë edhe kërcënuese për jetën si:
-Ateroskleroza-apo trashja e murit të arterieve që e vështirëson qarkullimin e gjakut duke çuar drejt ngushtimit dhe mbylljes së saj dhe kështu e vështirëson furnizimin me gjak të pjesëve të ndryshme në trup. Më së shumti nga ateroskleroza dhe komplikimet e saj preket truri, zemra dhe këmbët
-Retinopatia-vazat e vogla te gjakut të shtreses së retinës në sy, mund të dëmtohen nga ngritja e sheqerit në gjak duke çuar kështu në dëmtim të shikimit deri edhe në verbim.
-Neuropatia-dëmtimi i nervave periferik të këmbëve e poashtu edhe të duarëve nga sheqeri i lartë në gjak duke dhënë dhimbje dhe mpirje të tyre. Më pas mund të preken edhe nervat e organeve të brenshme duke shkaktuar probleme me tretjen e ushqimit, funksionin seksual dhe urinimin.
-Problemet me këmbë-përveç mpirjes, dhimbjeve, dëmtimet e indeve si lëkura, muskujt e vazot e gjakut mund të shihen edhe me sy duke çuar kështu drejt ulçeracioneve të ndryshme të cilat nëse nuk trajtohen me kohe duhet të amputohen sepse rrezikojnë shëndetin e përgjithshëm të pacientit.
-Nefropatia-rritja e vazhdueshme e sheqerit në gjak mund të prek veshkat duke dhënë kështu dëmtime të pakthyeshme.
Për vizita tek doktoresha Merita Emini Sadiku kontaktoni në endoCLINIC në tel. 044660900