Gjatë vitit të parë të jetës, truri i foshnjes tuaj do të dyfishohet. Studimet rreth këtij fenomeni tregojnë që ju mund ta nxisni kurreshtjen tek fëmiu juaj. Të kuptojmë se cila është ABC-ja e zhvillimit të trurit tek foshnja juaj.
A – Është për vëmendjen
Studimet e reja në atë se si mësojnë foshnjet tuaja, shfaqin atë se interaktiviteti me dashuri me ata që kujdesen për të çdo ditë është qështja më e rëndësishme. Gjëja më e mirë që duhet të bëni për rritjen dhe zhvillimin e trurit të bebes tuaj është që ti përgjigjeni atij, tregon Klara Lerner, drejtoreshe e hulumtimeve të mëmësisë nga Zero to Three në Washington. Ja bëni me dije foshnjes tuaj që kur ai të qajo, ju do ta ngushëlloni, kur ai është gati të luaj, ju do ta angazhoni atë.
B – Është për qumështin e gjirit
Gjëja më e fuqishme. Hulumtimet e studiuesve nga Universiteti i Braunit në Rhode Island, kanë gjetur se fëmijët që ushqehen me qumështin e girit të paktën në 3 muajt e parë të jetës, kanë 20-30% performancë më të mirë të trurit. Kjo pasiqë qumështi i gjirit është i pasur me Mielinë, një substancë që i fuqizon fibrat e nervave dhe i përshpejton sinjalet elektrike brenda trurit. Rritja e performancës së trurit ishte vërejtur më shuml në fushat brenda trurit që asociojnë me gjuhën, funksionimin emocional dhe aftësitë njohëse.
C – Është për qetësinë
‘’Gjatë tre muajve të parë të jetës së foshnjës tuaj, nëse e ndihmoni atë të ndjehet i sigurtë kjo e qetson trurin’’ shpjegon Lerner. Nëse foshnja juaj është i bezdishëm, ledhatimi dhe prekja juaj ndihmon në zbutjen e sistemit nervor të tij dhe parandalon korizolin e hormonit të stresit që e pengon pastaj zhvillimin e qëndrueshëm. Edhe nëse foshnja juaj vazhdon të qajë, përpjekjet tuaja mundësojnë një tru të shëndetshëm.
D – Është për dyfishimin
Në vitin e parë të jetës, truri i foshnjes tuaj dyfishohet nga madhësia; truri i vogël, një pjesë mbrapa e cila e kontrollon koordinimin dhe balancën, trefishohet. Kjo besohet se është e lidhur ngushtë me aftlsitë e reja motorike të cilat foshnjet i mësojnë nga lindje e deri kur bëhen 1 vit. Pjesët vizuale të kortezit – pjesës më të madhe të trurit, e lidhur me funksionin e lartë të trurit, rriten gjithashtu dhe ndihmojnë zhvillimin e pamjes së kufizuar një një pamje të plotë kur ata bëhen 4 muajsh.