Aktivistja e shoqërisë civile, Rreze Abdullahu, ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.
“Ministri i shendetesise Imet Rrahmani, tha se nder investimet me te medha ne shendetesi eshte ai ne shendetin seksual te nenave dhe lehonave”, ka shkruar Abdullahu në facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo e pyet ministrin: Çka per vajzat dhe grate qe sjane Nena dhe lehona?
“A nuk kane ato shendet seksual? Minister boll na shikuat vec si makine riprodhuese dhe qenie seksuale”, ka shkruar Abdullahu.
“Shko edhe ti ne shpi”, e ka porositur ministrin Rrahmani. /Gazeta Shneta/