Abortet e njëpasnjëshme, kjo është arsyeja pse ndodhin

2018-02-10 në ora 15:41

Abortimi është një nga lajmet më të hidhuara që mund t’i jipet një gruaje, e cila pret me përplot shpresë ardhjen në jetë të një foshnje.

Fatkeqësisht, rreth 20% e shtatzënive të çifteve më të reja se 35 vjeç kalojnë në abort.

Gjithashtu, aborti mund të jetë edhe si rezultat i gjenetikës së trasheguar, e cila rezulton në probleme me frytnim.

Megjithatë, ekziston edhe një fenomen i njohur si “abort habitual”, i cili nënkupton abortin në tri herë apo më shumë.

Disa nga shkaktarët e aborteve habituale mund të trajtohen si, p.sh., çrregullimet e koagulimit të gjakut, problemet me gjëndrën tiroide ose anomalitë e formës së mitrës.

Nëse ndodhin aborte të përsëritura, atëherë hulumtohet struktura gjenetike e frytit.

Nëse struktura gjenetike e frytit rezulton normale, atëherë logjikshëm mund të mendohet se shkaku i abortit duhet të jetë ndonjë problem shëndetësor i gruas.

Kjo nuk është krejtësisht e vërtetë, sepse ndonëse numri i kromozomeve mund të jetë normal, prapëseprapë mund të ketë çrregullime të gjeneve (ose mungesë të ndonjë gjeni) që mund të rezultojë me ndërprerjen e zhvillimit të frytit.

Analizat gjenetike që mund të bëhen sot, mund të tregojnë numrin e gjeneve dhe radhitjen e tyre, por nuk mund t’i zbulojnë të gjitha çrregullimet gjenetike.

Pra, ka mundësi që edhe nëse testi gjenetik i frytit është normal, megjithatë aborti mund të jetë pasojë e ndonjë çrregullimi gjenetik të pazbuluar. /Telegrafi/